Puna e ëndrrave, vendi ku paguhesh që të pini birrë dhe të shikoni sport

Screenshot_3-20.png

Nëse ëndrra juaj është që të paguheni për të shkuar në një pijetore dhe të pini birrën tuaj të preferuar, atëherë mund të jeni me fat.

Pub-et, Hungry Horse, në Chester dhe Ellesmere Port, Angli  janë në kërkim të konsumatorëve të cilët do të paguhen për të pirë birrë, për të ngrënë si dhe për të parë sport.

Po, e lexuat mirë, këto vende janë në kërkim të dikujt për t’i bërë të gjitha sa përmendëm më lart për 560 euro.

Pra, 560 euro për të pirë birrë, për të ngrënë çfarëdolloj ushqimi si dhe për të parë futboll.

Por, sigurisht që ka një kleçkë.

Baret janë në të vërtetë në kërkim të një zëdhënësi lokal i cili duhet të përfaqësojë kompaninë pijetore në këmbim të parave – kështu që kushdo që zë këtë vend pune, fiton pirrën dhe ushqimin falas.

Gjithsesi,kjo nuk është një punë e vështirë – sidomos pasi përfshin pijen në punë, mund të hani peshk dhe patate të skuqura dhe të argëtoheni siç mund të argëtohesh në një vend ku ka muzikë dhe shumë njerëz.

E vetmja gjë që me të vërtetë e bën të kuptohet se është punë është do ju kërkohet që të vizitoni një numër të baresh Hungry Horse për të marrë një “feedback” dhe të jepni rekomandime për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303