fbpx

Puna nga shtëpia në karantinë. Po sikur të punoni nga një ishull ekzotik?

Për të gjithë ata që kanë kaluar muaj të tërë duke punuar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe janë të gatshëm të shohin një pamje të re nga dritarja e tyre, autoritetet në Barbados ofrojnë një mundësi të veçantë që i lejon të “shpërngulen” në ishullin ekzotik për 12 muaj.

Kjo nismë e re “mikpritje” u prezantua nga kryeministrja Mia Amor Mottley dhe iu jep mundësinë udhëtarëve të huaj të vendosen në ishullin e Karaibeve dhe të punojnë përmes kompjuterit.

Vendimi ka si qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë vendase e cila është goditur si pasojë e ndalimit të udhëtimeve afatshkurtra për turistët për shkak të pandemisë së koronavirusit./A2CNN

 

 

REAL NEWS