fbpx

Puna për reformën zgjedhore, reagon urgjent Yuri Kim

Përfundimin e mbledhjes më shumë se 3 orëshe të Këshillit Politik për reformën zgjedhore e ka përshëndetur edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim ka përgëzuar palët, duke shpresuar se do të merren vendime të rëndësishme.

“Më vjen mirë të shoh se Këshilli Politik për reformën zgjedhore po bënë më shumë progres. Unë i kam takuar të gjithë anëtarët dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që po vendosni të parën të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Kim.