fbpx

Punë e kryer/ Mësohet fati i super talentit kuqezi, Marash Kumbulla

Mediat italiane e quajnë ‘punë të kryer’. Marash Kumbulla është rrugës për t’iu bashkuar Interit.

Gazetari i ‘Sky Sport’, Fabrizio Romano, nga burime të afërta ka konfirmuar se Interi ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Kumbulla sipas ‘Sky Sport’ është pajtuar të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me ekipin e Antonio Contes. Tashmë Interi ka nisur bisedimet me Hellas Veronën për të gjetur një marrëveshje për çmimin e transferimit.