Punëtori vdiq në pallatin që ai po ndërtonte, pranga biznesmenit

Është arrestuar sot nga policia Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj. Ai  ka rënë në pranga pas vdekjes së një punëtori në pallatin që ai po ndërtonte.

Pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që Palokaj po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, arrestimi i biznesmenit është bërë me urdhër të prokurorisë.

Akuzat që rëndojë mbi Palokajn janë: ndërtim pa lejeb punësim i paligjshëm dhe moszbatim i rregullave të sigurisë në punë.