17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Punoi shumë dhe u shpall kampion bote në WBO

spot_img

Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në kategorinë WBO Junior, të boksit, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.

21-vjeçari nga Lezha, zhvilloi një ndeshje shumë të fortë përballë rivalit argjentinas.

Pas plot 10 raundesh, Jurgen Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve, të cilët i dhanë më shumë pikë djaloshit nga Lezha.

Duhet theksuar se ai kishte punuar shumë dhe ishte shumë i përgaditur për këtë ndeshje

Kjo ishte ndeshja e 9 e Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, me lezhjanin që numëron po kaq fitore dhe nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

 

.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat