fbpx

Punonjësi i aeroportit vjedh çantën me 250 mijë dollarë

Një punonjës aeroporti ka bërë një veprim mjaft të guximshëm duke vjedhur çantën e cila po transportohej me 250 mijë dollarë brenda saj.

Quincy Thorpe, një punonjës i Delta Ground Service, u arrestua më parë pasi u pa duke vjedhur çantën e parave në vend që ta skanonte dhe ta vendoste në aeroplanin Delta.

Shoku i tij Emmanuel Asuquo Okon, 33 vjeç, u takua me Thorpe  në një vend të largët të aeroportit JFK, pas një avioni të parkuar dhe mori çantën me para.

Okon mori paratë dhe u lartua me një automjet. Zyrtarët pas verifikimeve kontrolluan automjetin dhe gjetën një zarf të Delta Air Waybill dhe çantën e humbur të parave.