fbpx

Punonjësi i policisë kufitare me COVID-19, ja sa shkoi numri i të prekurve në Korçë

Një tjetër rast i prekur nga COVID-19 në Korçë. Bëhet me dije se një efektiv i policisë kufitare ka rezultuar i infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se pas testit që ka rezultuar pozitiv, është bërë dezinfektimi i ambienteve pranë Drejtorisë së Kufirit ndërkohë akoma nuk dihen kontaktet e mundshme të personit të infektuar, ku sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë prej tyre duhet të vendosen në vetekarantinim për 14 ditë.

Me rastin e ri, në Korçë numri i të infektuarve shkon në 17 raste.