23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Punonjësi i Prokurorisë ‘merr në qafë’ drejtorin e shkollës sepse i çoi gruan në trajnim

spot_img

Një konflikt verbal, që ka përfunduar në dyert e drejtësisë, është konsumuar në shkollën e mesme “Gramoz Palushi” në Babrru. Drejtori i shkollës, Abaz Hoxha, brenda të gjitha rregullave, ka çuar për trajnim mësuesen Aurela Baca. Por pak minuta pas këtij komunikimi, i shoqi i Aurelës, Skënder Baca e telefonon drejtorin dhe e kërcënon, pasi i ka çuar të shoqen për trajnim, pa e pyetur.

Më pas Skënderi i shkon drejtorit edhe në zyrë, duke e thelluar kërcënimin, me tagrin e personit që punonte në Prokurorinë e Përgjithshme. Biseda është e regjistruar dhe duket qartë kërcënimi i Skënderit, ndaj drejtorit të bashkëshortes. Dy vjet pas kësaj situate, Abaz Hoxha shkon të bëjë denoncim dhe e gjen veten të denoncuar nga Skënder Baca. Prokuroria në këto kushte lëshon urdhër pezullimi nga detyra për drejtorin e shkollës, por jo për punonjësin e saj, që e kishte kërcënuar në zyrë.

Pas një kalvari të gjatë, Gjykata e Apelit ktheu në detyrë drejtorin e shkollës e po kështu veproi edhe drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Çekani. “Në Pranverën e 2016-s, marr një njoftim nga Zyra Arsimore Kamëz për të zhvilluar trajnime të dy mësuesve për një projekt që kishte të bënte me hedhjen e të dhënave të nxënësve në sistem. Disa kohë më parë, 1 apo 2 muaj përpara kishin bërë trajnimin dy mësues, Valtin Nikolli dhe ish-mësuesja Aurela Baca. I jap njoftimin para sallës së mësuesve që këto dy mësues, ditën e hënë në orën 09:00 do të jenë në x vend për t’u trajnuar. Nuk kalon 2-3 minuta marr një telefonatë. Jam Skënder Baca, bashkëshorti i mësueses Aurela Baca, punonjës në Prokurorinë e Përgjithshme. Kush je ti që guxon të më çosh në trajnim bashkëshorten time, e di ç’të bëj unë, po më prit në zyrë se do ta tregoj se sa kohë do të jesh në atë detyre, etj. Më kërcënoi dhe nuk vonoi 10-15 minuta vjen në zyrën time. Pse e dërgon bashkëshorten time në këto trajnime? Unë duke ia argumentuar, sepse duhet të shkojë kjo që e kishte nisur këtë trajnim dhe ishin disa kishte që duhet të shkonte ajo.. dhe vazhdoi me kërcënimet”, tregon për Stop, denoncuesi Abaz Hoxha, i cili shton: “I ndodhur në këtë presion bëra regjistrimin me një telefon fare të keq që m’u gjet”. /tvklan.al/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat