fbpx

Punonjësit shëndetësor në Bruksel i kthejnë shpinën kryeministres belge, ja arsyeja (Video)

The Guardian raporton se kryeministrja belge Sophie Wilmès nuk është pritur edhe aq mirë nga punonjësit shëndetësor të spitalit Sain-Pierre në Bruksel.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë spital, punonjësit shëndetësor ia kthyen shpinën derisa veturën në të cilën ajo gjendjes dhe të tjerat që e shoqëronin po parakalonin pranë tyre.

Qeveria belge ishte kritikuar mjaft shumë nga qytetarët për mënyrën se si e kanë trajtuar krizën e pandemisë së coronavirusit.

Punonjësit i kthyen shpinën veturave duke u sillë kinse asgjë nuk po ndodh si shenjë proteste për mos njohjen e mjaftueshme të përpjekjeve të tyre gjatë pandemisë.