Pushime në Korrik? Lajm i mirë për ju

640-0-5ef9b5d77a2a5.jpeg

3 ditët e fundit moti ka qenë shumë i nxehtë dhe temperaturat në rritje, por herë pas here kemi patur dhe reshje shiu, gjë kjo që mund të ketë ndikuar në pushimet e ndonjërit prej jush.

Por nëse keni planifikuar pushimet tuaja në muajin Korrik që do dhe 2 ditë që të vijë, kemi një lajm të mirë për ju.

Akil Osmani nga Meteoalb në një intervistë në televizionin RTV Ora ka thënë:

“Vlerat termike ditën e sotme do jenë shumë të larta pasi pritet që ato të shkojnë deri në 36-37 gradë celcius përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të shkojë deri në 14-15 gradë celcius. Pjesa më e madhe e territorit do jetë me mot të kthjellët përjashtuar skajin verior ku pritet të ketë prezencë të pakët të reshjeve të shiut. Deri ditën e premte pritet që zonat bregdetare dhe pjesa më e madhe e vendit  të jenë në dominimin e kthjellimeve. Në fundjavë do kemi ulje të vlerave termike deri në 34 gradë celcius.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303