Pushoi ‘Dosjen CEZ’ / Balla: Gjyqtar “KÇK”, do ankimohet menjëherë. Javën tjetër do…

Pasi gjykata e Tiranës vendosi që të mbyllë hetimet për çështjen e “CEZ”, me pretendimin se nuk ka vepër penale, vjen një reagim nga kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Balla ka sulmuar ashpër gjyqtarin e çështjes, Lazër Sallaku, duke e futur në grupin e ‘KÇK’-së, ‘Kap Ça të kapësh’, i njëjti që pushoi edhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për çështjen e falsifikimit të dokumentave.

Balla njoftoi se do të ankimojë vendimin në fjalë, gjetje që sipas tij më pas do t’i çohen SPAK-ut. Sipas Ballës, ‘ÇEZ’ është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit. Po ashtu Balla ka publikuar një pjesë të raportit të Komisionit Hetimor për këtë çështje.