fbpx

“Pushtoi” rrjetet sociale me mënyrën sesi gatuante, kuzhinieri turk në gjendje të rëndë shëndetësore

ushqim.jpg

Kuzhinieri i famshëm turk, Ozdemir Burak, i cili njihet gjerësisht në mbarë botën për mënyrën e veçantë sesi ai gatuan, është shtruar në spital.

Këtë e ka zbuluar vet ai përmes një video të publikuar në rrjetet sociale teksa shfaqej i ulur në një shtrat spitali.

Megjithëse Burak nuk ka dhënë më shumë detaje për shëndetin e tij, disa raportime në internet sugjerojnë se kuzhinieri i famshëm po vuan nga tumori në tru.

Kujtojmë që CZN Burak tërhoqi vëmendjen për shkak të metodologjisë së tij të veçantë të gatimit të ushqimeve të ndryshme turke dhe siriane. Ai fitoi famë pasi videot e tij duke përgatitur porcione të mëdha ushqimi në pjata po aq të mëdha u bënë virale në mediat sociale. Ai njihet për përgatitjen e ushqimit vetëm duke parë në kamerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303