Disa tifozë të Tiranës, të cilët hynë në fushë pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Kukësi, janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat.
Tifozët hynë në fushën e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe u konfrontuan me disa futbollistë, të cilëve u kërkuan që të hiqnin fanellat.
Gjithashtu, gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas, të cilit i është dhënë ndihma mjekësore.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë incident.
Advertisement