fbpx

Pushtuan fushën, ‘tironsat’ përfundojnë në polici

policia-tirane-naten-1.jpg

Rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas, të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *