fbpx

Pushuesit duhet të prenotojnë online nëpërmjet një aplikacioni për të shkuar në plazh

Screenshot_5-3.jpg

Pandemia ka sjellë shumë risi. Një nga këto është dhe aplikimi më i fundit me anë të të cilit do të mund të prenotohet një vend në plazh në Itali. Çdo gjë me anë të telefonit, për të qenë më të shpejtë dhe për të mos pritur në radhë.Avantazhi nuk qëndron vetëm tek shmangia e radhës. Teknologjia e re i lejon klientëve të jenë të gjurmueshëm në rast infektimi. Dhe pse vetëm 20% e plazheve janë të dixhitalizuara, ky trend është në rritje. Dhe pse i krijuar në kohë pandemie, projekti do të zhvillohet dhe më shumë duke kontribuar në një digjitalizim më të madh të vendit.Masat që kanë hyrë në fuqi një vit më parë do të mbeten ende në fuqi. Për çdo cadër plazhi duhet të ketë një zonë të paktën 10 metra katrorë. Por dhe distanca mes shezllonëve duhet respektuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303