Nga hulumtimet e fundit ka rezultuar se puthja ndihmon për shëndetin duke sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë.
Puthja, përveç se është një moment magjik, është një kurë shumë e mirë sepse djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen në këtë aktivitet fizik normal. Sipas studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Puthja lehtëson stresin duke reduktuar nivelet e kortizolit, një hormon i lidhur me stresin.
Ky aktivitet rrit nivelet e kimikateve natyrore në trupin tonë, si oksitocina (një agjent i natyrshëm qetësues) dhe endorfina (kimikatet që na bëjnë të ndihemi të lumtur). Ndërsa, nëse I referohemi higjienës orale, puthja rrit prodhimin e pështymës e cila pastron bakteret dhe madje mund të riparojë dëmtime të vogla të smaltit.
A e dini se duke puthur stimulohen më shumë se 30 muskuj të fytyrës? Kjo shërben si një trajtim për fytyrën duke parandaluar formimin e rrudhave, përmes një procesi që nxit qarkullimin e gjakut duke gjeneruar kolagjenin, thelbësor për ndërtimin e lëkurës.