fbpx

Putin do të takohet me Trump në samitin e G20

download-2.jpg

Kremlini është në pritje të një takimi gjithëpërfshirës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në samitin e G20 në Buenos Aires më vonë gjatë këtij muaji, tha ndihmësi i politikës së jashtme të presidentit rus.

Ushakov e bëri komentin në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me takimet e ardhshme midis Trump dhe Putin.

“Para takimit në samitin në Argjentinë, të dy udhëheqësit kanë planifikuar të takohen në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor në Paris”- tha Ushakov.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov ka thënë më parë se Putin pritet të diskutojë planet e Trump për t’u tërhequr nga Traktati i Armëve Bërthamore gjatë takimit të tyre dypalësh në Paris.

Trump njoftoi muajin e kaluar se SHBA do të tërhiqen nga marrëveshja e vjetër dhjetëvjeçare, duke përmendur shkeljet e mundshme të Rusisë të traktatit dhe arsenalit raketor të Kinës si arsye për prishjen e marrëveshjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *