Putin i ofron Arabisë Saudite sistemin raketor s-400 pas sulmeve me dronë

Duket se Rusia nuk ka humbur aspak kohë pas sulmit ndaj cisternave të naftës në Arabinë Saudite. Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mund të ndihmojë Arabinë Saudite duke i shitur sistemet për mbrojtje ajrore S-300 dhe S-400, pas sulmeve ndaj industrisë saudite të naftës.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Arabinë Saudite nëse udhëheqësit politikë të Arabisë Saudite marrin vendim të mençur siç bënë liderët e Iranit duke blerë sistemin S-300 dhe siç bëri presidenti Erdoğan duke blerë sistemin e fundit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia”, tha Putin gjatë vizitës së tij në Ankara.

Oferta e presidentit rus vjen pas sulmit me dronë ndaj cisternave shtetërore të naftës saudite.