Putin -Macron diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmnauel Macron, në takimin e tyre ka diskutuar në lidhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe konfliktin në lindje të Ukrainës.

“Të dy palët theksuan se marrëveshja bërthamore është faktori më i rëndësishëm për e sigurinë në Lindjen e Mesme dhe mbajtjen e regjimit të mospërhapjes bërthamore”, tha Kremlini në një deklaratë.

Franca është një ndër fuqitë që është përpjekur të zbusë tensionet në rritje pasi Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqën nga marrëveshja.

Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania si dhe BE-ja, mbeten ende palë në marrëveshje, e cila ka për qëllim kufizimin e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit dhe pengimin e mundësive për ndërtimin e armës bombës bërthamore.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite.

Pas tërheqjes, SHBA-ja, rivendosi sanksionet ndaj Iranit./real-news.tv/