Putin: Marrëdhëniet me SHBA po përkeqësohen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Uashingtonit janë dukë u përkeqësuar.

Deklarata e Putin është bërë në një intervistë të publikuar sot, duke vënë në dukje sanksionet e vëna nga administrata e tanishme amerikane kundrejt Rusisë.

Këtë koment kreu rus e ka dhënë para takimit të G20 që mbahet në fund të këtij muaji, ku pritet ta takojë edhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Marrëdhëniet kanë marrë tatëpjetën, ato po shkojnë duke u bërë keq e më keq. Administrata e tanishme ka miratuar, sipas mendimit tim, dhjetëra sanksione kundër Rusisë në vitet e fundit”,-ka thënë Putin./real-news.tv/