fbpx

Putin mohon ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA

putin.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mohoi në mënyrë kategorike se qeveria e tij ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA duke shtuar se Moska nuk ka qëllim të ndërhyjë as në zgjedhjet e ardhshme.

Duke iu përgjigjur një pyetje të agjencisë Associated Press, Putin tha se “nuk kemi ndërhyrë, nuk po ndërhyjmë dhe nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjet amerikane”.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë mohuar me forcë çdo ndërhyrje në votimet për të ndihmuar fitoren e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Megjithatë, në SHBA, Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller, përgjatë një hetimi që ka zgjatur rreth 2 vite ka akuzuar 12 oficerë ushtarakë rusë që përdorën llogari të rreme në rrjetet sociale për të “përhapur retorikën e ndarjes dhe për të minuar sistemin politik të SHBA”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr gjatë prezantimit të një përmbledhje të hetimit ka deklaruar se ka patur përpjekje nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016 por se nuk është gjetur ndonjë e dhënë se presidenti Trump apo stafi i tij të kenë bashkëpunuar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303