18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Putin: Qeveria të marrë nën kontroll muzikën rep në Rusi

spot_img

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar qeverisë të  marrë nën kontroll muzikën rap pasi një numër koncertesh u anulluan në të gjithë vendin.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për rritjen e popullaritetit të muzikës rep në mesin e të rinjve rusë, për shkak të përmbajtjes së teksteve.

Duke folur në një mbledhje me këshilltarët e kulturës në Kremlin, Putin tha se kjo lloj muzike nuk duhet të ndalet, por të kontrollohet.

“Nëse është e pamundur të ndalet, atëherë duhet ta kontrollojmë”, tha Putin në mbledhje.

Komentet e tij vijnë pas anulimit të koncerteve nga artistë të famshëm, që analistët thonë se “po i shpërfaqin frustrimet politike dhe ekonomike të të rinjve rusë”.

Putin tha se ndalimi i performancave të tyre vetem se rrit më shumë popullaritetin.

Putin tha se ky zhanër është i fokusuar në tri parime, seks, drogë dhe protestë, por se ai është i shqetësuar më së shumti për tematikat e drogës duke i konsideruar “degradim të kombit”.

Deklarata e Putin vjen pasi Husky, një reper i njohur rus, këngët e të cilit janë kritikuar nga qeveria, tha se koncertet e tij kanë qenë nën presion për shkak se autoritetet i konsiderojnë tekstet e tij ofenduese.

Duke folur në një takim të Këshillit presidencial për kulturën dhe artin në Shën Petersburg, Presidenti Putin tha se problemi duhet të trajtohet “me shumë kujdes”.

“Megjithatë, ajo që pajtohem me të vërtetë është se nëse është e pamundur ta ndalosh, ajo duhet të merret nën kontroll dhe të navigohet në një mënyrë të veçantë,” tha ai.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat