31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Putin: Rusia ka penguar punën e pothuajse 600 spiunëve

spot_img

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës për shtimin e aktiviteteve në Rusi, duke njoftuar se puna e qindra spiunëve është ndaluar vetëm më 2018.

Pa përmendur detaje, ai ka thënë se “129 anëtarë të stafit dhe 465 agjentë të shërbimeve speciale të huaja janë penguar në veprimtaritë e tyre”.

Spiunët rusë janë akuzuar nga palë të tjera për komplote të ndryshme, duke përfshirë helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Sallsbëri të Anglisë.

Zyrtarë të inteligjencës holandeze, çeke dhe suedeze kanë thënë se kanë parandaluar një varg sulmesh.

Rusia po ashtu është akuzuar nga Perëndimi për tentim të ndërhyrjes në zgjedhje. Pa përmendur Rusinë, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka paralajmëruar të martën se “forcat anti-evropiane” mund të shënjestrojnë zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në muajin maj.

Në fjalimin e tij para zyrtarëve të shërbimit rus të sigurisë, FSB, Putin ka thënë se puna e tyre duhet të jetë efikase, sidomos kur është fjala për mbrojtjen e të dhënave sa u përket zhvillimit të sistemeve të armëve.

“Ne kemi parë agjenci të huaja të inteligjencës që kanë tentuar të rrisin aktivitetin e tyre kundër Rusisë, duke tentuar me të gjitha mënyrat që të kenë qasje në informacionet politike, ekonomike, shkencore dhe teknologjike”, ka thënë ai./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat