fbpx

Putin takon Trump, kërkon dialog për traktatin e Armëve Bërthamore

download-8.jpg

Agjensitë e lajmeve ruse kanë cituar presidentin rus Vladimir Putin, i cili sipas tyre ka deklaruar ditën e sotme se Moska dëshiron  të rivendosë një dialog të plotë me Shtetet e Bashkuara për traktatin e armëve bërthamore të epokës së luftës së ftohtë.

Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se Uashingtoni do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme, sepse Rusia po shkel paktin.

Moska ka reaguar ndaj lajmit se SHBA do të tërhiqet nga traktati, duke kërcënuar me masa hakmarrëse nëse ndodh diçka e tillë.

Putin, duke folur për televizionin ‘RT France’, të mbështetur nga Kremlini, tha se mund të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Argjentinë gjatë samitit të G-20, i cili pritet të mbahet në fund të muajit nëntor.

Gjithashtu, agjensitë e lajmeve ruse kanë raportuar se presidenti rus ka folur me Trump në Paris, ku ndodhen për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Sipas agjensive të lajmeve ruse, Putin është shprehur se pati një bisedë të mirë me homologun amerikan.

Gjatë intervistës në televizionin “RT France”, presidenti rus gjithashtu ka komentuar mi mundësinë e ngritjes së një ushtrie europiane.

Sipas presidenti Putin është e kuptueshme që një bllok i fuqishëm ekonomik si Bashkimi Europian dëshiron të mbrojë veten ushtarakisht.

“Europa është një entitet i fuqishëm ekonomik, një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është mjaft e natyrshme që ajo dëshiron të jetë e pavarur në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë “, tha Putin.

Komentet erdhën pasi Presidenti i SHBA Donald Trump postoi në Twitter menjëherë pasi mbërriti në Paris ditën e premte, duke e përshkruar thirrjen e presidentit francez Macron për ngritjen e një ushtrie europiane si shumë ofenduese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *