Putin tregon se nga varet paqja dhe siguria në botë

E0C56C97-BD84-4354-B668-C6586ACC9570.jpeg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka pritur në rezidencën e Kremlinit ambasadorët e 23 vendeve që kanë filluar detyrën në vend, të cilët i kanë paraqitur letrat krendenciale.

Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë pritje, Putin ka tërhequr vëmendjen për situatën e rrezikshme në botë. “Konfliktet rajonale po shumohen, kërcënimet e terrorizmit dhe ekstremizmit janë në rritje, sistemi i kontrollit të armëve po rrënohet. Po ashtu edhe ekonomia globale ndodhet në situatë të destabilizuar”, theksoi Putin.

Më tej duke vlerësuar marrëdhëniet Rusi-SHBA, presidenti Putin deklaroi se “Paqja dhe siguria në botë varen nga situata e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së”.

Gjithashtu lideri rus tha se ata janë të gatshëm të krijojnë një dialog gjithëpërfshirës me SHBA për çështje të tilla si kontrolli armëve, lufta kundër terrorizmit dhe zgjidhja e krizave rajonale.

Pasi ka përmendur edhe rëndësinë e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Putin tha se “Rusia do të vazhdojë të tregojë përpjekje për mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303