fbpx

Putin vendos të bëjë “dhuratë” vaksinën ruse të COVID-19/Kush do e përfitojë falas

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se do t’i dhurojë falas vaksinën ruse të COVID-19 stafit të OKB-së.

Këtë premtim lideri rus e bëri gjatë fjalimit të tij të mbajtur online në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Çdokush nga ne mund të përballet me këtë virus të rrezikshëm. Virusi nuk ka kursyer stafin e Kombeve të Bashkuara, selinë e tij dhe entitetet rajonale”, shprehet Putin.

“Rusia është e gatshme t’u ofrojë punonjësve të Kombeve të Bashkuara, ndihmën e nevojshme dhe të kualifikuar, dhe në veçanti ne propozojmë të furnizojmë vaksinën tonë falas për punonjësit e organizatës dhe filialet e saj”, tha Putin, i cili njoftoi vaksinën me shumë bujë pak javë më parë dhe tha se vajza e tij është në mesin e atyre që e kanë provuar tashmë.