fbpx

Pyeteni veten mirë para se të dilni këto ditë, temperaturat do ulen deri në – 6 °C

Moti-bore-ftohte-640x445_1.jpg

Ditët e fundit të 2019 do të jenë kryesisht me kthjellime por temperaturat do të ulen ndjeshëm. Prandaj përgatituni mirë dhe mos dilni pa vendosur shall, kapuç apo dorashka.

Sipas meteoalb  orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranesira te lehta ne territorin dhqiptar. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen ne skajin verior dhe jugor por pa rrezikuar rreshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mengjes, por do të rriten në mesdite duke u luhatur -4°C deri ne 14°C.

Edhe të premten, 26 dhjetor, vendi yne do të vijojë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit, ku kthjellimet do të mbizotërojnë territorin përjashtim bejne zonat malore ku vranësirat jane te shpeshta. Pritet qe edhe oret e natës të mbeten kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesdite duke u luhatur -5°C deri ne 12°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ball

Të shtunën më 28 dhjetor territori shqiptar gjatë paradites do të mbetet në kushte të qëndrueshëm. Por orët e pasdites dhe mbremjes shtojne vranësirat, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore duke sjellë rreshje te pakta dëbore në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -6°C deri ne 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në det dallgëzi

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303