Pyjet e Amazonës po shkrumbohen, tymi mund të dallohet edhe nga hapësira

Pyjet e shiut në Amazonë po digjen në hapësira aq të mëdha sa tymi tashmë mund të shihet edhe nga hapësira.

Lajmin e bën të ditur Agjencia Hapësinore e vendit. Instituti Kombëtar për Kërkimin Hapësinor njoftoi se vatrat e zjarrit këtë kanë qenë në një numër rekord.

Tymi i lëshuar nga këto zjarre ishte aq i dendur sa arriti që të errësonte qiellin të hënën në Sao Paulo.

Kohët e fundit, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro shkarkoi kreun e INPE-së pas një sherri mbi të dhënat në lidhje me pjesën e pyllit po pritet.

Ambientalistët  thonë se Bolsonaro po lejon që prerësit e pemëve dhe fermerët të shkatërrojnë gjithnjë e më shumë pyllin me qëllim pastrimin e tokës.

Pyjet e Amazonës janë konsideruar shpesh si mushkëritë e planetit pasi prodhojnë rreth 20 për qind të oksigjenit në atmosferën e Tokës.

Këto pyje konsiderohen si vitale për të ngadalësuar ngrohjen globale si dhe strehojnë një numër të pafund speciesh të florës dhe faunës.

s2 s3-1 s4
<
>