Pylli orbital i Tiranës, rajoni i Puglias dhuron 3.000 pemët e para

Veliaj-gjate-mbjelljes-se-pemeve-me-Presidentin-e-Rajonit-te-Pulias-5.jpg

“Puglia hedh rrënjë në Shqipëri, jo vetëm në mënyrë metaforike. Është kjo ditë e mrekullueshme, ku po realizojmë këtë ide të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili ka si qëllim të krijojë një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë të mbjella nga dora e njeriut, me miliona pemë të dhuruara nga të gjithë miqtë e Shqipërisë. Ky është një lis i pyjeve tona, i cili ka bërë një rrugëtim që nuk ndan, por bashkon dhe hedh rrënjë në Shqipëri”, tha Michele Emiliano, president i rajonit të Pulgias.

Pemët e dhuruara u mbollën në liqenin e Farkës, aty ku do të krijohet “Parku i Puglias”.

“Në politikë takojmë shumë njerëz që bëjnë premtime, që nuk mbahen kurrë. Ajo që më vjen mirë është se presidenti Emiliano dha një fjalë dhe e mbajti. Sot është kthyer me skuadrën e tij me 3.000 pemët e para, ndërsa 1.000 të tjerat do të vijnë në mars. Në liqenin e Farkës kemi projektuar një parcelë të re, e cila do të quhet ‘Parku i Puglias’, si park i miqësisë, i bashkëpunimit dhe i dashurisë që kemi për njëri-tjetrin”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve, si dhe ftoi të gjitha përfaqësitë e huaja në Tiranë, që t’i bashkëngjiten nismës për të mbjellë pemë për pyllin orbital, i cili do të jetë një brez i gjelbërt me 2 milionë pemë që do të rrethojnë kryeqytetin shqiptar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303