fbpx

Qarkullonte me armë pa leje, 23-vjeçari nga Tirana e pëson keq

pistolete-1.jpg

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23 vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë zjarri tip pistoletë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale E. P., banues në Tiranë. Ai u raportua në Polici nga banorët e zonës dhe policia nisi menjëherë verifikimin, i cili përfundoi me arrestimin në flagrancë të të riut.

ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore mbi veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë.

Vihet në pranga një 23-vjeçar për armëmbajtje pa leje, falë bashkëpunimit komunitet-polici.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303