fbpx

Qarkullonte me armë zjarri, kapet i riu brenda “X5”-ës, kush e futi në grackë dhe e spiunoi?

526f656450a0139567e5e6e1660c1290_L.jpg

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi akuzohet se qarkullonte me armë zjarri.

Kanë qenë qytetarët, ata që kanë denoncuar të riun me iniciale K.M., i cili po lëvizte me mjetin tip “BMË X5”.

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në mjetin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me 5 fishekë të cilët ishin vendosur 1 në folenë e armës dhe 4 të tjerë në krëhërin e pistoletës, të cilat i posedonte pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, 31 vjeçari ishte i dënuar më herët për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2894694877483531

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303