Qarkullonte me armë zjarri, pranga vlonjatit

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi qarkullonte në rrugët e qytetit me armë zjarri me vete.

Mësohet se i riu është përpjekur t`i largohet policisë, por ata e arrestuan pikërisht në momentin e ndjekjes.

Bëhet me dije se vlonjati është arrestuar edhe në vitin 2012, pikërisht për qarkullim me armë pa leje në rrugët e qytetit.

Më tej, policia arriti të sekuestrojë një pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë/real-news.tv

VlorëQarkullonte me armë zjarri në qytet, qytetarët njoftojnë Policinë.Tentoi ti largohej Policisë por kapet në flagrancë gjatë ndjekies.29 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë.Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë dhe qyetarëve për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, qytetarët kanë njoftuar Policinë për një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë. 29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".Policia e Vlorës falënderon qyetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo për të denoncuar çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurtë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mardi 16 avril 2019