fbpx

“Që të sqarohemi ne dhe të huajt…”/ Manjani shpalos pesimizmin për Kushtetuesen

Nenkryetari-i-LSI-Ylli-Manjani-duke-folur-per-gazetaret-ne-hotel-Rogner-770x439_c-840x440.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkruar edhe një herë për Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një komenti në rrjetet sociale Manjani shprehet se premtimi se Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale brenda vitit, nuk mund të realizohet. Sipas tij do të duhet edhe 1 vit që vendet vakante në Kushtetuese të plotësohen, ndërsa thekson se dy nga anëtarët aktualë, njërit i ka përfunduar mandati dhe tjetri s’është konfirmuar ende nga Vettingu.

Komenti i Ylli Manjanit

Që të sqarohemi ne dhe të huajt që shkruajnë raporte.

Gjykata Kushtetuese, pavarësisht debateve pa bukë, nuk është krijuar ende siç e premtoi Rilindja.

Sot janë të emëruar vetëm 5 gjyqtarë, kur në fakt duhet të jenë 9. Për të bërë gjyqe duhen të paktën 6 dhe, për të marrë vendime duhet të votojnë 5 pro. Gjyqe s’bëhen dot!

Ndërkohë, nga këta të 5-të që janë të emëruar, njëri (Besnik Muçi) është ende i pakonfirmuar nga vettingu. Pra është i shkarkueshëm. Tjetri (Vitore Tusha) i ka mbaruar mandati që para dy viteve.

Pra do duhet edhe një vit më shumë që të plotësohen këto vende, që mund të bëhen vakant…

Kështu që premtimi se “do bëjmë gjykatën Kushtetuese funksionale” brenda këtij viti nuk realizohet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303