16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Elbasan, shokët qëllojnë me armë punonjësin e pyjeve

spot_img

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Elbasan.

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në fshatin Mjekës dhe dyshohet se Bodurri është qëlluar aksidentalisht nga shokët e tij, teksa ishin për gjueti.

36-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkaq, policia ka shoqëruar në komisariat përsonat që ishin me viktimën.

Detaje nga Policia

Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike që i mori jetën 37-vjeçarit Ardi Boduri teksa kishte dalë me shokët për gjah.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorine e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Preni Zavalina., 27 vjeç, banues në Shals Elbasan.

 

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 23.00, në fshatin Shelcan në një zonë të pyllëzuar është vrarë me armë gjahu shtetasi Ardi Boduri 37 vjeç.

 

Nga veprimet e para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Elbasan dhe ata të Komisariatit të Policisë rezultoi se viktima së bashku me autorin dhe tre persona të tjerë kishin lidhje fisnore dhe krushqie me njëri-tjetrin.

Me një mjet tip ‘Fuoristradë’ me targa AA721EF kanë dalë për gjueti dhe në momentin që ka gjuajtur gjahun, autori duke qenë në errësirë dhe nën efektin e alkoolit ka qëlluar viktimën nga mbrapa në kokë.

Viktima ka qenë specialist i Pyjeve në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, dhe mjeti ‘Fuoristradë’ është në pronësi të kësaj agjencie. Viktima ka patur autorizim dhe ka shkuar për vrasjen dhe marrjen e mostrave nga dhelpra e kuqe për shkak të sëmundjes së tërbimit, projekt i autorizuar nga Ministria e Bujqësisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar dy armë gjahu dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Në Komisariatin e Policisë Elbasan janë shoqëruar dhe tre persona të tjerë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat