28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Qëlloi gruan me thikë, policia greke arreston shqiptarin

spot_img

 Policia greke vë në pranga 52-vjeçarin Mirosh Bardhi. Ky i fundit qëlloi me thikë gruan e tij në Korinth të Greqisë.

Sipas mediave greke, shqiptari u arrestua pas disa orëve në kërkim. Mirosh Bardhi qëlloi një ditë më parë me thikë gruan e tij për shkaqe xhelozie.

Pas plagëve të marra 45 vjeçarja, Anxhela Bardhi, ka përfunduar në spital në gjendje kome.

Ky është rasti i tretë i krimit në familjet shqiptare, ku vetëm pak ditë më parë, Gazmend Musta 34 vjeç, vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe në qytetin e Ballshit.

Po një tjetër shqiptar, masakroi këtë fillim-vit me shufër hekuri vajzën e tij 28 vjeçare, duke e varrosur pas shtëpisë ku banonte. Shkak ishte lidhja e vajzës me një djalë afgan, i cili jetonte prej vitesh në rajonin e Korfuzit./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat