fbpx

Qëlloi veten me thikë brenda kasolles, ndërron jetë një burrë në Elbasan, policia jep detajet

policia-pogradec-600x330-1.jpg

Ditën e sotme rreth orës 16:30, një 64-vjeçar ka dëmtuar veten me thikë.

Mësohet se viktima vuante nga depresioni.

64-vjeçari menjëherë është transportuar në spital por si pasojë e plagës që marrë ka ndërruar jetë.

Rreth ores 16:30, në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303