fbpx

Qëlluan drejt hotelit në Pogradec, edhe 2 të tjerë në pranga

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tushemisht disa ditë më parë, ku u sulmuan me armë hoteli “Voloreka” si dhe makinat e parkuara në oborrin e tij, janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë që mendohet të kenë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se të arrestuarit janë Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, ndërsa me ta, shkon në 7 numri i personave të ndaluar për këtë ngjarje.