Qëndrimi Gjermanisë në Luksemburg, Balla: Reforma në Drejtësi model për vendet e tjera

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e Gjermanisë para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Balla ka shpërndarë në Tëitter deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman Michael Roth dhe e falënderon për mbështetjen.

Sipas Ballës si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave.

“Mirënjohës për Gjermaninë për një kristal kaq të qartë pozicioni në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të BB.”, shkruan Balla.