fbpx

Qëndro i sigurt në shtëpi/ KMY pranë shqiptarëve me dyqanin online, 1300 artikuj ushqimorë

Për të qenë sa më pranë shqiptarëve në këto momente të vështira, që të gjithë të qëndrojmë sa më të sigurt në shtëpitë tona, Kombinati i Mishit Yzberish,  Tiranë, (KMY) i është bashkuar nismës së jashtëzakonshme për blerje online.

KMY tashmë ka dyqan të vetin online, ku të gjithë do të kenë mundësinë që të kenë akses nga shtëpitë dhe të kenë në tryezat e tyre ushqimin e preferuar.

Mbi 1300 artikuj ushqimorë u ofrohen sot qytetarëve bë shtëpi. Ofrohen të gjitha llojet e fruta-perimeve, mishi i freskët i të gjitha llojeve. Për Tiranën dhe Durrësin porosia shkon brenda ditës, ndërkohë që  në rrethet e tjera të vendit duhet ta porositin një ditë më parë, se ta kenë në tryezën e tyre.

Për blerjet mbi 2500 lek transporti është falas.

Për të qenë më të qartë shikoni tutorialin e mëposhtëm: