Qëndroni ulur për një kohë të gjatë? Ja ç’i shkaktoni trupit

qendrimi.jpg

Përditshmëria e punës na rrëmben të gjithëve e shpeshherë shumë prej nesh shpenzojmë orë të tëra ulur të tavolinën e punës gjatë të gjithë kohës duke menduar sesi të mbarojmë sa më shpejt.

Por duke humbur mes punës ne i kushtojmë shumë pak rëndësi trupit dhe shëndetit tonë i cili pa kuptuar nis të pësojë ndryshme.

Duke nisur nga muskujt deri tek problemet me frymëmarrjen këto janë rreziqet me të cilat mund të përballemi nëse qëndrojmë me orë të zgjatura ulur duke punuar. Mjekët kanë përcaktuar edhe se cfarë ndodh me trupin tonë.

Muskujt në shpatullat tona nisin të dobësohen. Dhe me kalimin e ditëve, apo viteve nisin edhe dhembjet. Madje sipas ekspertëve amerikanë keni vështirësi në lëvizjen e krahëve.

Një posturë e gabuar për orë të gjata, pa një pushim të shkurtër ndikon që muskujt në kurrizin dhe këmbët tuaja gjithashtu të dobësohen, humbasin fuqinë e lëvizshmërisë. Sipas studimeve qëndrimi ulur shkakton edhe rrjedhje të ngadaltë të gjakut, sidomos në këmbë. Kjo mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut.

Ndër të tjera ju mund të keni probleme edhe me artritin në kurriz. Por dëmtime pësojnë jo vetëm muskujt por edhe mushkëritë prodhojnë më pak oksigjen. Mushkëritë nuk funksionojnë siç duhet dhe duke mos patur sasinë e duhur të oksigjenit mund të përjetoni konfuzion, rrahje të shpejta zemre dhe marrje frymë.

Edhe abdomeni juaj pëson dëmtime, pasi kompresohet kur ju qëndroni ulur për orë të zgjatura. Një shtypje e tillë sjell probleme me tretjen. Sipas mjekëve jeni të riskuar edhe nga sëmundja e diabetit.

Ata shkojnë edhe më tej duke shpjeguar se duke qëndruar ulur për shumë orë reduktohet rrjedhja e gjakut në të gjitha pjesët e trupit, dhe truri nuk i shpëton një ndryshimi të tillë.

Reduktohet prodhimi i neuroneve të reja, shtohet inflamacioni duke u prekur pjesa e trurit që është përgjegjëse për kujtesën. Dhe e gjitha kjo shton risqet që të prekemi nga Alzhaeimer.

Me kaq shumë efektë negative është koha që të ngriheni nga tavolina e punës e të pushoni pak.

scroll to top