fbpx

“Qëndrove pranë të sëmurëve”. Ish-deputeti dedikim emocionues për të bijën: Je heroina jonë

anita.jpg

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle na ka emocionuar me statusin e publikuar sot në Facebook ku ka uruar vajzën e tij mjeke për ditëlindje.

Dokle shkruan se sakrificat e saj kanë qenë të shumta në këto muaj të vështirë, pasi për net të tëra u ka qëndruar në kokë të sëmurëve në Itali, atje ku ajo punon. Gjatë gjithë kohës Dokle ka postuar për të bijën e tij, me fjalë dhe dedikime nga më të bukurat.

Postimi i Namik Dokles:

Mes qindra fotografive te tua, sot, NE DITELINDJEN TENDE, po perzgjedh vetem dy:

Njera, kur niseshe per ne kopesht dhe mezi rregulloje komcat e palltos… Tjetra, foto e ketyre diteve te fundit, pas kater muajve te luftes kunder covid19, kur nate e dite qendrove prane te semureve dhe dhjetra te sheruar prej teje, te shkruajten: “SEI LA MIA HEROINA…” Po, je heroina jone dhe te urojme: EDHE 100!!!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303