Qeni i David Beckham mbulohet me batanijen 6.000 dollarëshe

eabe5a47-4b80-4087-bfd4-c4219193c334_800_420.jpeg

Megjithëse qentë nuk marrin veshë nga moda ky i familjes Beckham po që di të vishet!

Mjaftoi një foto e publikuar nga Victoria dhe të gjithë u çmendën pas saj.

Kjo batanije i përket një miksimi të logove mes Louis Vuitton/Supreme brandi streetwear dhe është dizenjuar për njerëz.

Batanija kushton rreth 700 mijë lekë të reja ose më saktë 7 milion lekë të vjetra.

Olive Beckham nuk është një qen dosido.Ndoshta s’ka kushtuar aq sa batanija, megjithëse nuk i dihet por ai ka rreth 70,000 ndjekës në Instagram dhe madje del edhe në kopertinat e revistës më prestigjoze Vogue.

Qentë në fakt nuk marrin vesh as nga ngjyrat për t’i dalluar, por të jesh në një familje ku stili mbretëron nuk ka se si t’i shpëtojë as qeni vetë./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303