Tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar dhe mbarë atë grek, vrasja e 28 vjecares shqiptare.
Në shtetin fqinj po bvëhen edicione dhe emisione speciale për këtë masakër që u bë nga dora e babait të saj Aleko Petro, osse Bardhul Guri nga Berati.
Mediat greke, teksa japin detaje të reja lidhur me krimin monstruoz, thonë se ishte Rocky, qeni i Anxhelinës ai i cili zbuloi vendin ku babai kishte groposur vajzën për të humbur gjurmët.
Gjithashtu ata i kanë kushtuar edhe një kronikë Rockyt, i cili shfaqet në video teksa qëndron jashtë derës së shtëpisë së Anxhelinës, në pritje që ajo të kthehet. Rocky rri i trishtuar mes shiut që bie pa pushim.
Referuar raportimeve, qeni dhe Anxhelina kishin një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin.
/real-news.tv/