Qerpikë të gjatë dhe të dendur, ja si ta arrini

qerpike.jpg

Të kesh qerpikë të mirë nuk është edhe aq e lehtë por ndonjëherë ato nuk zgjasin shumë gjatë ditës.

Çdo ditë tentoj që qerpikët e mi të duken më të ngritur si dhe sytë më të mëdhenj e më të ndritshëm. Por, qerpikët e ngritur asnjëherë nuk zgjasin për sa kohë që unë dua. Lufta e pafund për qerpikë të mirë është mëse e vërtetë. Megjithatë ekziston një mënyrë që qerpikët të qëndrojnë të ngritur më gjatë.

Edhe pse është më lehtë të thyesh qerpikët vetëm në majat e saj, prap se prap kur ato fillojnë të lëshohen, kthehen shumë më shpejtë në gjendjen e mëparshme. Në vend të kësaj, provoni të thyeni qerpikët në të gjitha gjatësitë, në bazë, në mes si dhe lartë, ku padyshim do të keni qerpikë më natyrale dhe më të qëndrueshme. Dhe, përveç kësaj, nëse një pjesë e qerpikëve lëshohet, pjesa tjetër ngelet e ngritur edhe për një kohë.

Por, nëqoftëse përdorimi i kësaj teknike nuk funksionon që qerpikët tuaj të qëndrojnë më gjatë gjatë ditës, ekziston edhe një truk tjetër që mund ta përdorni. Keni kujdes gjatë matjeve që bëni. Sytë dhe zonat përreth janë shumë të ndjeshme, kështuqë edhe tentimi më i vogël për ngritje të qerpikëve mund të jetë e dëmshme. Në vazhdim po ju paraqesim tri mënyrat për ti siguruar qerpikët tuaj të qëndrojnë më gjatë gjatë ditës, si rezultat i sigurisë që ju duhet gjithmonë ti bëni, ndonjëherë apo kurrë.

Gjithmonë
Një nga gjërat e thjeshta që mund të bëni që qerpikët të ju qëndrojnë më gjatë të ngritur gjatë ditës është të përdorni mascara rrezistente ndaj ujit para se të aplikoni maskarën e zakonshme. Kjo formulë e maskarës me mbrojtje nga uji siguron që qerpikët tuaj të mos lëshohen gjatë ditës (kjo ju ngjason si llak i flokëve për qerpikët tuaj).

Ndonjëherë
Gjithmonë na është thënë se para aplikimit me maskarë qerpikët duhet të thyhen për pamje sa më të ngritur. Kjo ndodh për shkak se nëse i thyeni qerpikët pas aplikimit me maskarë, ka gjasa që qerpikët të dëmtohen. Por, nëse jeni shumë të kujdesshëm, thyerja e qerpikëve pas aplikimit me maskarë mund të ju ndihmojë ndonjëherë të arrini efekt të mirë. Duhet vetëm ta zbatoni teknikën në mënyrë shumë të ngadaltë dhe sigurohuni qëtë prsini mjaftueshëm pas aplikimit të maskarës në mënyrë që ngjyra të thahet mirë e pastaj qerpikët të thyhen.

Asnjëherë
Edhepse ngrohja e qerpikëve me tharrëse flokësh është paramenduar si një truk që ndihmon në zgjatjen e qerpikëve të thyer, kjo metodë në fakt mund të jetë shumë e rrezikshme. Sigurisht, nëse ju vazhdoni me kujdes të madh ndoshta edhe mund të funksionojë por nuk ia vlen dëmi i madh dhe shkatrrimi potencial i tyre. Për shkak se lëkura rreth syve është shumë e hollë dhe më e ndjeshme se zonat tjera, ka shumë gjasa për tu djegur dhe dëmtuar gjatë përdorimit të kësaj metode. Dhe nëse lëkura juaj mezi e përballon këtë, çfarë mund të mendoni për qerpikët tuaj, a do të mund ta përballonin ato?

Ndoshta qerpikët e dendur dhe më të trashë më lehtë mund ta përballojnë këtë situate, por qeprikët e hollë dhe të rrallë nuk i mbijetojnë kësaj metode. Pra, ju lutemi lëreni këtë metodë me tharrëse flokësh dhe mënyra më e sigurtë për të funksionuar thyerja e qerpikëve dhe qëndrimi i tyre gjatë ditës, është të përdorni maskarë që është rrezistente ndaj ujit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303