fbpx

Qershori 2019, muaji më i nxehtë në botë

temperatura.jpeg

Qershori 2019, që është karakterizuar nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti në Europën Perëndimore, ka qenë muaji qershor më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Sipas këtyre të dhënave të shërbimit europian Kopernikus mbi ndryshimin klimatik, termometri në muajin qershor ka treguar 0,1 gradë Celsius më shumë se sa në rekordin e mëparshëm (qershor 2016), por më shumë këtë të nxehtë e ka vuajtur Europa, ku temperaturat kanë qenë mesatarisht 2 gradë Celsius mbi normën.

Shumë rekorde u thyen javën e fundit në shumë vende europiane të mbytura nga i nxehti për shkak të një ajri të ngrohtë të ardhur nga Saharaja.

Temperaturat kanë kaluar normat me 10 gradë Celsius në Gjermani, veri të Spanjës, Itali dhe Francë, ku u arrit të premten rekordi absolut prej 45,9 gradë Celsius./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303