Qeveria akordon fondin për organizimin e varrimit të viktimave, bursa dhe për fëmijët

5A5740FF-0C24-4E55-A0D5-5177C12625D2.jpeg

Në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme, Rama kishte si kryefjalë, familjet e viktimave të tërmetit, të cilat sipas tij do të strehohen të parat, dhe do të zgjedhin vetë se ku do të jetojnë.

Qeveria akordoi fondin prej 1 miliard lekësh për organizimin e varrimit të 48 viktimave nga Shqipëria, ndërsa për dy vëllezërit nga Kosova që vdiqën nga tërmeti në Durrës do t’u jepen 1 milionë lekë.

Pasi lexoi listën e plotë të familjeve të viktimave, për të cilën Rama la hapësirën që të plotësohet nëse ka nevojë, ai tha: “Për familjet që patën viktima, duke kërkuar ndjesë për ndonjë lapsus apo mungesë që do të ketë, kush hyn në këtë kategori duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe këto shtëpi duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta.

Kemi caktuar një person specifik për ta dhe duhet një person në Shtab që të bëjë kontaktin me ta që të thonë se ku duhet të rrinë. Jemi gati dhe kemi arredimin për 6 apartamente në Thumanë, por ju lutem një komunikim në Thumanë që të dimë dëshirën e tyre. Dhe ky është akti i parë që dhe bërë në kohë rekord. Ne jemi gati, komunikimi të na sjellë gatishmërinë e tyre nëse duan të vijnë në Tiranë, si ata të Thumanës, si ata të Durrësit”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se për familjet e viktimave do të ketë pension të veçantë, si dhe bursa me vlerë 15 mijë lekë në muaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303