Qeveria anulon shpërblimet e fundvitit, vihet në pikëpyetje çeku i pensionistëve

Untitled-1-164-1-2.jpg

Punonjësit e administratës nuk do të marrin shpërblimin e fundvitit.

Qeveria me anë të vendimit nr. 781 të datës 6 dhjetor ka vendosur që të heqë shpërblimin për punonjësit dhe për organizimin e festive të rastit.

“Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, thuhet në vendimin publikuar në fletoren zyrtare.

Ky vendim ka ardhur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në tre rrethe që u goditën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të dëmtuara.

Por ende nuk është bërë transparente se ku do të shkojnë paratë për fondin e shpërblimeve pasi një gjë e tillë nuk thuhet në vendimin e qeverisë.

Fakti është që rritja ekonomike e Shqipërisë në tre tre-mujorët e parë të vitit ka qenë pothuajse sa gjysma e rritjes së parashikuar duke treguar tkurrje të ekonomisë. Këtë gjë e pranoi edhe Ministrja Denaj e cila gjatë prezantimit të treguesve ekonomikë për këtë vit tha se është herët për të folur për shpërblime.

Ky vendim ka vendosur gjithashtu në pikëpyetje çekun e pensionistëve për festat e fundvitit nga i cili përfitojnë rreth 650 mijë pensionistë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303