24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Qeveria e Finlandës jep dorëheqjen pas dështimit me reformat

spot_img

Kryeministri i Finlandës, Juha Sipila ka dhënë dorëheqjen, sipas një qëndrimi nga zyra e Presidentit të këtij vendi.

Kreu i grupit parlamentar të kryeministrit ka thënë se dorëheqja është ofruar pas dështimit në reformat shëndetësore dhe sociale.

Kryeministri u shpreh se ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati.

Qeveria e Sipila pritet të operojë si qeveri kujdestare deri në zgjedhjet e planifikuara në prill.

Disa kundërshtarë politikë vënë në pikëpyetje nevojën për dorëheqjen e qeverisë së Partisë së Qendrës me vetëm javë para zgjedhjeve.

Finlanda pritet tani që të mbajë zgjedhjet parlamentare në 14 prill./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat