fbpx

Qeveria e Kosovës: Rrisim pagat në arsim, ndërprisni grevën

Screenshot_17-5.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se gjatë takimit me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, i ka prezantuar ofertën e Qeverisë, për rritjen e pagave në sektorin e arsimit.

Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit që t’i kthehen procesit mësimor. “Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj thotë se kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për sektorin e arsimit, dhe sipas tij, “do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë se do ta kenë një ofertë tjetër”.

STATUSI I HARADINAJT

Të dashur qytetarë të Republikës Kosovës. Sot kam pritur në takim kryetarin e Sindikatës së SBASHK Rrahman Jashari, të cilit ia prezantova ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor.

Per 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, nga 74.8 euro më shumë në muaj. Per 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, nga 46.8 euro më shumë ne muaj. Per 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj. Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj.

Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim. Punë të mbarë të gjithë punëtorëve të arsimit. Do të jemi bashkë gjithmonë dhe duke vendos komunikim të vazhdueshëm, do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të përmirësojmë pozitën e edukatorëve të fëmijëve tanë!

Sistemi arsimor në Kosovë është në grevë të përgjithshme që prej 14 janarit. Mësimdhënësit kanë kërkuar rritjen e pagës në koeficient prej 30 për qind.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303